Një mjet tip “Lexus” ka marrë flakë pas mesnatës. Ngjarja është regjistruar më datë 11.12.2017, rreth orës 00:35 në Vlorë, kur Salla Operative është njoftuar se në lagjen “Partizani”, është duke u djegur një mjet.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga verifikimet paraprake të Policisë ka rezultuar se mjeti tip “Lexus”, në pronësi të shtetasit S.P., ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetasit R.D., i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh.

Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.