Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan pranë zonës së stadiumit, ku motori ka përplasur një këmbësore.

E moshuara ka përfunduar e shtrirë në asfalt dhe po i jepet ndihma e parë.

Në vendngjarje ndodhen uniforma blu që po shoqërojnë në komisartiat drejtuesin e motorit.

Ndërkohë një ambulancë po bën transportimin për në spital të të plagosurës. Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.