Një grua e moshuar 72-vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kaluar në Qendrën Shëndetësore të Mamurrasit në Kurbin.

Sipas “Panorama”, e moshuara nga Mamurrasi ishte paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore me shenja gripale.

Ajo nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në qendrën shëndetësore, teksa bënte kontrollet.

Tashmë pritet përgjigja e analizave për të, pasi ka dyshime të forta se mund të jetë e prekur me koronavirus.

Ky fakt ka shqetësuar së tepërmi personelin mjekësor të cilët i kanë shërbyer dhe po ashtu edhe ata i janë nënshtruar analizave.

Po ashtu dyshime ka edhe për të afërmit e të moshuarës.