Një ngjarje e pazakontë dyshohet se ka ndodhur në Vorë, ku një vajzë e mitur 15-vjeçare ka denoncuar një 24-vjeçare se ka abuzuar seksualisht me të dhe më tej e ka detyruar të dhunojë veten.

Nuk dihet akoma identiteti i 24-vjeçares e cila është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e saj. E mitura ka deklaruar në polici se A.Sh. e ka mashtruar dhe më pas ka abuzuar me të.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, u bë shpallja në kërkim e shtetases A. Sh., 24 vjeçe, pasi dyshohet se  ka mashtruar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me një shtetase të mitur 15-vjeçare. Punohet për kapjen e shtetases A. Sh dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore”, shkruhet në njoftimin e policisë.