Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në autostradën Lezhë – Milot, pasditen e kësaj të diele.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit në Ishull Lezhë, ndërsa mësohet se viktimë ka mbetur 60-vjeçari Gjon Kola.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Në harkun kohor të dy javëve, katër aksidente janë shënuar në të njëjtin vend, duke e bërë këtë aks ndër më problematikët në vend.