Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar sot në Shkodër, në njësinë Guri i Zi.

Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën 65-vjeçari Njac Rroku, i cili ka qenë duke ecur me një motor teksa u përplas nga një makinë.

Ndonëse drejtuesi i motorit është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore, të cilat po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit.