Një 64-vjeçar shqiptar në Itali është plagosur rëndë në një aksident të ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:20 në rrugën ‘Virgilio Ferrari’ në Milano.

Mësohet se një automjet përplasi shqiptarin që po lëvizte me biçikletë dhe më pas u largua ndërsa 64-vjeçari mbeti pa ndjenja në rrugë. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është në koma, pasi ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në fytyrë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është kritike

Ndërkohë, policia po heton rreth identifikimin të drejtuesit të mjetit, që u largua nga vendi i aksidentit.