Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Tiranë. Mësohet se një 30-vjeçare ka dëmtuar veten duke prerë damarët.

Identiteti i saj ende nuk bëhet me dije, ndërsa mësohet se ajo ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshohet se ajo ishte në kushte të rënduara psikologjike dhe ka tentuar vetëvrasjen.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Informacion paraprak

Më datë 20.10.2020, rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 30 vjeçe, dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.