Një vajzë e moshës 21-vjeçare ka humbur jetën në spital pasi kishte marrë serum. Bëhet me dije se Xhuljeta Gjeka ka ndërruar jetë ditën e hënë në spitalin e Fierit.

Vajzës i është bërë një serum e më pas është pëcjellë drejt banesës, por gjendja e saj sa ka ardhur dhe është përkeqësuar. Familjarët e kanë nisur sërish drejt spitalit, por për të rënë ka qënë tepër vonë. Sipas familjarëve, shkak për vdekjen e të resë është bërë neglizhenca e mjekëve.

"E çuam vajzën në spital me temperaturë të ulët, vajzës i bënë serum dhe u larguam në banesë. Mjeket na thanë se ishte viroze e stinës. Gjendja e vajzës nuk u përmirësua."

Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.