Një 56-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia, pasi një ditë më parë tentoi të mbyste me litar bashkëshorten e tij.

“Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në banesën e çiftit, ku Feçor Biçkau për motive të dobëta, ka tentuar të mbysë me litar bashkëshorten e tij, shtetasen F.B., 52 vjeçe. Aktualisht kjo shtetase ndodhet e shtruar në spital në Tiranë në gjendje të rëndë”, informon policia.

56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga dita e djeshme, por u vu në pranga sot.

Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare ” e mbetur në tentativë.