Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Një i ri ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një vajze, e më pas ndaj vetes. Dy të rinjtë mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur përballës Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tirane. Dyshohet se dy të rinjtë ishin në një lidhje me njëri-tjetrin.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.