Nëna dhe dy fëmijët e saj, vajzë e djalë, kanë ndërruar jetën tragjikisht në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë, në kufi me Maqedoninë, pasi janë asfiksuar si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol.

Gruaja 40-vjeçare me inicialet R.Tola është gjetur e pajetë, së bashku me fëmijët e saj, vajzën dhe djalin, njofton policia.

Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

“Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.