Mbrëmjen e sotme, në orën 18:05, në lagjen nr.16, Durrës, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasi S. A., rreth 35 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.