Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi me një vajzë shqiptare vetëm 2 vjeçe.

Vogëlushja ka humbur në Pire në lagjen “‘’Paleo Faliro’. Mediet greke raportojnë se vajza quhet Athina Hazizi dhe për humbjen e saj janë vënë në dijeni autoritetet kufitare shqiptare, bullgare dhe maqedonase.

Akoma nuk dihet nëse vajza ka humbur rastësisht apo e kanë rrëmbyer. Nuk dihet po ashtu nëse ajo është brenda kufirit grek apo e ka kaluar atë.

Autoritetet helene i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dijeni që të njoftojnë nëse e shohin vogëlushen.