Vdes fëmija 16 muajsh nga Pakistani rrugës për në spital. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 21. 30 në shërbimin Pediatrik në QSUT. Mjekët e urgjencës së QSUT tentuan menjëherë oksigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale por pa mundur ta rikthejnë në jetë.

Shkaku i vdekjes së fëmijës mësohet të jetë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr qershie.

Burime për ‘BalkanWeb‘ thanë se familja pakistaneze kishte mbetur në trafik për minuta të tëra në rrugën që të shpie drejt urgjencës pediatrike dhe asnjë automjet nuk hapte rrugën, ç’ka ka detyruar dy prindërit t’i drejtohen për ndihmë patrullës së forcave Shqiponja.

Vetëm pasi automjeti i policisë ka ndezuar fenelinat është mundësuar hapja e rrugës, por më kot.

Burime nga QSUT pohojnë se fëmija ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë, ç’ka ka mundësuar mjekët të japin ndihmën e parë në kohë.

Prindërit e fëmijës me origjinë pakistaneze jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri./ BW