Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqellarë të Dibrës, ku 44-vjeçarja Miranda Markja ka goditur me thikë vjehrrën duke i shkaktuar vdekjen.

Mësohet se viktimë ka mbetur 74-vjeçarja Nazmije Markja. Sipas policisë, nusja 44-vjeçare pas një debati për motive të dobëta ka marrë thikën dhe ka goditur vjehrrën. 

NJOFTIMI I POLICISË

Goditi me mjet prerës ( thikë), vjehrrën e saj duke i shkaktuar vdekjen,  arrestohet në flagrancë nga policia  44 vjeçarja.

Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases:

M. M., 44 vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi në orët e mbrëmjes datë 11.04.2021, në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta,  ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen  N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë  menjëherë.

Grupi hetimor në vendngjarje ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale  mjetin prerës që dyshohet  se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.