Një 63-vjeçar nga Rrogozhina, një ditë më parë, ndërsa po bënte shëtitje përgjatë bregut të detit në plazhin e Durrësit është ndjerë keq dhe ka rënë pa ndjenja në tokë.

Mësohet se shtetasi Rr.H. humbi jetën ndërsa po transportohej për në spital.

Sipas burimeve spitalore, mësohet se vdekja është shkaktuar nga shkaqe natyrale.