Një punonjës policie është rrahur mbrëmë në Durrës. Polici i patrullës është rrahur në turnin e tretë gjatë kohës që ka qënë në shërbim. Burime konfidenciale për DurrësLajm kanë bërë me dije se ka patur një debat midis punonjësve të policisë se patrullës së përgjithshme natën e shkuar.

Debati ka qënë profesional, por një prej punonjësve me të rinj të patrullës ka shfaqur shenja agresiviteti ndaj kolegëve të tij. Mësohet se punonjësi i ri në moshë e në profesion ka ofenduar kolegët e tij duke i ofenduar në mënyra të ndryshme. Kaq ka mjaftuar që polici të rrihet paq nga disa kolegë të tij, të cilët nuk ja kanë përtuar “dajakun”.

Burimet thanë se polici i ri vinte nga fusha e biznesit dhe nuk ishte mësuar me rregullat e kolektivit, që nënkuptojnë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin mes kolegëve.

Nuk dihet nëse polici ka bërë denoncim për ngjarjen apo nëse ka filluar hetim i brendshëm për ngjarjen, nga ana e Shërbimit të çështjeve të punëve të brendshme.

Burimet saktësuan se polici i ri në moshë e në detyrë jua kishte sjellë në majë të “hundës” kolegëve.