Një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45.

“Në Qendrën Shëndetësore në Baldushk është dërguar pa shenja jete shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar në fshatin Vrap, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.