Një person ka humbur jetën teksa ishte duke punuar. Burimet zyrtare njoftojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dorëz të Librazhdit,

“Rreth orës 12:00, në fshatin Dorëz, Librazhd, shtetasi K. K ,duke punuar në banesën e shtetasit H. H, e ka zënë pompa e betoni dhe si pasojë është plagosur dhe ka ndëruar jete.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.