Edhe dy të rinj në pranga për drogën në Kavajë

Postuar: 15/07/2017 - 14:34

Një ditë pas operacionit në Kavajë, ku u sekuestruan 1 ton e 360 kilogramë kanabis, në përfundim të hetimeve të para hetimore, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, policia ka vënë në pranga edhe dy të rinj nga Vlora.

Sipas informacioneve zyrtare, janë arrestuar Arvis Muçaj, 24 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë si dhe Aristotel Kasaj, 23 vjeç. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Muçaj është pronari i fuoristradës ku u gjetën 300 kg kanabis, ndërsa Kasaj e kishte në përdorim makinën.

Për lëndën narkotike, më herët janë arrestuar tre persona të tjerë, mes tyre dhe Kejvi Hajdari, djali i ish-shefit të krimeve në Gramsh, Artur Hajdari i cili aktualisht është inspektor në Peqin.

Më konkretisht, janë arrestuar 5 persona, janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë.

Janë arrestuar:

– Arvis Muçaj, 24 vjeç

– Joni Sadikaj, 18 vjeç

– Roland Hysenbelliu, 37 vjeç

– Aristotel Kasaj, 23 vjeç

– Kejvi Hajdari, 22 vjeç

Procedohen në gjendje të lirë shtetasit :

– Q.Ç, H.K, A.M dhe S.M

Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit :

– E.E, E.S, B.R., F.S dhe E.S.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Nga operacioni janë sekuestruar 1 ton e 360 kilogramë si dhe janë sekuestruar 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër.

Një qytetar nga Tirana është dënuar nga gjykata për “Mashtrim”, pasi ai është akuzuar për një ngjarje që ka ndodhur me këngëtarin e muzik

   Një konflikt mes dy burrave në lagjen nr.18 në Durrës ka degjeneruar deri në përdorimin e grushtave.

   Një aksident automobilistik ka ndodhur në Unazën e Re, në zonën pranë mbikalimit të Selitës.

   Vdekja e një burri në spitalin e Vlorës ka bërë që autoritetet të referojnë materialet hetimore në Prokurorinë e këtij qyteti për vepr

   7 kilogramë kokainë e pastër, me vlerë mbi 1 milionë euro, u sekuestruan nga policia rrugore e Modenës.

   Në gjendje të dehur në timon ndalohen nga policia, nis për ta procedimi penal.

   Të tjera masa në radhët e policisë pas kapjes së 2 kg heroinë nga pala greke në pikën kufitare të Kapshticës.

   Zhvillime të reja në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Verden për vrasjen e një shqiptari për hakmarrje, krim