Shpërthimi i radhës në një biznes është shënuar në Kaninë të Vlorë rreth mesnatës së të dielës. Fatmirësisht nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të lënduar.

Ora shënonte rreth 23:45, kur një zhurmë trembi gjumin e banorëve. Objektiv ishte një dyqan që tregonte produkte ushqimore në pronësi të 44-vjeçarit Fedtim Yzeiraj, në atë kohë i mbyllur.

Si pasojë e shpërthimit nuk u shënuar persona të lënduar, megjithatë ka dëme materiale. Janë dëmtuar qepeni dhe xhamat e derës së banakut të dyqanit ushqimor.

Kanë qenë të zotët e dyqanit, të cilët banojnë jo larg biznesit, që kanë dhënë alarmin në Sallën Operative. Burime nga policia lokale thanë se disa persona janë shoqëruar për t’u pyetur lidhur me ngjarjen.