Eksplozivi në makinën e një mësueseje. Ja çfarë deklaroi ajo në polici

Postuar: 16/04/2018 - 17:48

   Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv është shënuar sot në Patos në orët e para të mëngjesit.

Burimet bëjnë me dije se makinës së cilës iu vu eksplozivi është në pronësi të Eriselda Agalliut, mësuese tek shkolla e mesme ‘Zhani Ciko’.

Mësohet se deri tani nuk ka asnjë motiv apo autor të dyshuar. Gjatë marrjes së deklarimeve, ajo është shprehur se nuk ka konflikt me askënd.

Tritoli ka shpërthyer në orën 1:30, kur mësuesja dhe djali i vogël 5-vjeçar kanë qenë në gjumë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “1 Maj”, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Si pasojë e shpërthimit, është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Avokatët e Emiljano Shullazit i kanë dërguar një letër drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela dhe kryeprokurores Arta

Dalin detaje të reja për jetën e 33-vjeçares greke, e cila u ekzekutua me armë ditë më parë në Athinë.

Safet Bajri është njohur me masën e sigurisë së arrestit me burg pa afat në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër, paraditen e sotme. Furgo

Rreth 50 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar në qytetin e Bilishtit dhe në fshatin Vërnik.

Policia ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për mashtrim dhe falsifikim që në mars të vitit të kaluar.

Nëntë të arrestuarit e grupit “Bajri” pritet të dalin sot para gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ka shkuar në pesë numri i personave të arrestuar për mashtrim me skemën e TVSH-së.

Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia pasi ka qëlluar në ajër me armë Jarri si dhe ka kërcënuar një shtetas.

   Policia e Durrësit ka ndaluar njërin nga autorët e ngjarjes në fshatin Armath, ndërsa po punon për kapjen e dy shtetasve të tjerë të s

   Një konflikt fizik mes dy burrave në Durrës është mbyllur me lëndimin e njërit prej tyre.