Ekstradohet drejt Italisë Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe si “xhaxhai” i Ndraghetas. Sejdinaj u ekstradua dje drejt shtetit fqinj.

Bujar Sejdinaj nga Dibra u arrestua më 24 korrik në Tiranë, në kuadër të operacionit “Magma 2020”. Operacioni u zhvillua në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica.

Ai njihet si përfaqësuesi i Ndrangheta në Shqipëri. Sejdinaj në Spanjë ka marrë pjesë në blerjen e 20 kg kokainë.

Gjykata në Shqipëri ka vendosur më 8 tetor 2020 të lejohet ekstradimi në Itali i Bujar Sejdinajt, i arrestuar pak muaj më parë në Tiranë, dhe i njohur si “bosi” i organizatës kriminale Ndrangheta për Shqipërinë dhe Ballkanin.