Një burrë rreth 40-vjeç është gjetur i pajetë në Rrugën “Nikolla Tupe” në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se burri është vrarë duke u qëlluar disa herë me armë zjarri pranë banesës së tij.

Dyshimet e para janë se 64-vjeçari Memli Begalla mund të jetë vrarë me silenciator.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore, që kanë rrethuar zonën. Paraprakisht mësohet se janë shoqëruar tre persona, të cilët dyshohet se mund të kenë parë skenën e krimit.