Policia e Shkodrës ka bërë me dije se makina e djegur në Dobraç, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autori i vrasjes së 53-vjeçarit Fatbardh Lici për të kryer krimin, ka qenë e vjedhur dy javë më parë në Tiranë.

Për këtë ngjarje, më shumë se 18 persona janë shoqëruar në polici, të cilët janë lënë më pas të lirë pasi pjesa më e madhe kanë qenë kalimtarë të rastit në momentin e krimit.

Dëshmitë që kanë dhënë ishin sipërfaqësore për të ndihmuar në identifikimin e autorit i cili ka qënë i maskuar në momentin që qëlloi plot 15 herë mbi viktimën.