Një 31-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës.

Mësohet se viktimë e atenatit ka mbetur shtetasi Tauland Gjikaj, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Rreth orës 14:20, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.”, njofton policia.

Nga burimet zyrtare mësohet se grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.