Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të sotëm  në Maqellarë, ku u vra me armë zjarri shtetasi E.K. Sipas policisë së Dibrës, në pranga ka rënë shtetasi M.G. autor i vrasjes.

Ngjarja mësohet ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak, ku është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të  vrasjes, shtetasi :

M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë.

Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta.

Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes.