Ekzekutoi në sytë e të birit 62-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici autori

20/03/2019 - 20:38

Vetëdorëzohet në polici, autori i vrasjes së 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi. Sipas policisë, "autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij".

Deklarata e policisë:

Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së kësaj ngjarje.

Pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar, autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e mëtejshme proceduriale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Lezhës ka vënë në pranga tre persona dhe sekuestroi armë zjarri, mall kontrabandë dhe sende të vjedhura.

Kapen 7 thasë kanabis në pikën kufitare të Morinës. Policia ka arrestuar poseduesin e drogës, shtetasin N.B.

Ditët e fundit mbështetësit e opozitës kanë sulmuar KZAZ në disa qytetet të vendit, duke mos lejuar zhvillimin e zgjedhje lokalë më 30 qe

Gjykata e Katanias ka marrë vendimin për Moisi Habilajn. Habilaj është dënuar me 15 vite  5 muaj e 10 ditë.

Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit kryeplakut të fshatit, Gjin Marku ndodhur sot rreth orës

Tensionohet situata edhe në KZAZ-të e Burrelit, ku ka pasur përleshje dhe dhunë mes qytetarëve dhe policisë pasi kërkohet lirimi i ambien

Një fëmijë 6-vjeçar është plagosur në mesnatë me automatik në Krastë të Martaneshit.

Pak pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krastë të Bulqizës, ku një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese e për pasojë mbe