Një i ri është vënë nën hetim nga policia, pasi ka kërcënuar drejtorin e urgjencës. Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Elbasanit.

Policia thotë se ka nisur hetimet ndaj 36-vjeçarit me inicialet R. Ç. i cili po procedohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë së Elbasanit:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proçeduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasin:

R.Ç., 36 vjeç, banues në Elbasan,  pasi sot rreth orës 10:00, në ambientet e Urgjencës të Spitalit Elbasan, ka ofenduar dhe kanosur me fjalë shtetasin E.M., me detyrë (Drejtori i Urgjencës).

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.