Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit shmangu një këmbësor dhe u përplas me anësoren e rrugës e më pas u përmbys.

Mësohet se të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.