Emigranti shqiptar vret të dashurën në Itali

12/11/2014 - 09:35

DURRËS, 12 nëntor 2014 -  Në qytezën e Sutrit, Provinca e Viterbos, të martën 11 nëntor  2014 rreth orës 15.30, emigranti shqiptar me inicialet A.A. 53 vjeç vrau të dashurën e vet , po shqiptare 31 vjeçaren H.B. Ai e goditi disa herë me thikë në bark dhe në gjoks derisa e la të vdekur. 

Karabinierët dyshojnë se vrasja është kryer për motive xhelozie. Më pas, ai u  telefonoi karabinierëve duke u treguar për vrasjen dhe tentoi të vetëvritej duke prerë damarët me thikë. Që të ishte i sigurtë se do vetvritej me sukses, piu edhe zbardhues rrobash. Ndihma e shpejtë e dërgoi me helikopter ambulancë në Spitalin Xhemeli (Gemelli) të Romës. Pas mjekimeve intensive, mjekët besojnë se vrasësi është jashtë rrezikut për jetën.

 E ndjera ishte e divorcuar me tre fëmijë. Fëmija më i madh 14 vjeçar jetonte në Shqipëri, ndërsa dy fëmijët e tjerë 12 dhe 7 vjeç fatmirësisht ende nuk ishin kthyer nga shkolla. Si vrasësi edhe e ndjera jetonin në kushte të vështira ekonomike, sepse që të dy ishin aktualisht të papunë. 

Karabinierët e Viterbos kanë kontaktuar Ambasadën shqiptare në Rromë, që të mundësohet njoftimi i familjarëve të së ndierës. Ndonëse Ambasadori Ceka nuk ishte në ambasadë, sepse të mërkurën do marrë pjesë në një ceremoni zyrtare në bordin e Aeroplanmbajtëses “Cavour”, në Portin e Ortonës, personeli i ambasadës po angazhohet aktivisht në këtë drejtim.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës  në të cilën jetonte.

Një aksion i madh kundër trafikut të lëndëve narkotike është duke u zhvilluar në këto momente në fshatin Progër të Peqinit.

Një përplasje mes disa të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, ka lënë të plagosur rëndë Bajram Myftaraj.

Krenar Shehaj, është emri i 41-vjeçarit, me banesë në San Benedetto, i cili akuzohet për djegien e një numëri të madh makinash policie në

Një përplasje mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës.

Policia e Korçës ka identifikuar personin që dha alarmin fals për bombë në makinën e gjyqtarit, Markeliano Kuqo.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë djali i tij 17 vjeç.

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në rrugën paralel me portin, në Durrës.

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalugji, nga ku mësohet se janë plagosur katër persona.

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët dyshohen si autorë të shtatë grabitjeve