Tre shqiptarë u arrestuan pasi ishin përfshirë në një rrjet të gjerë të trafikut të drogës me qendër në Inverclyde, në Angli.

Sipas medias britanike “Telegraph”, të tre personat do të përballen në gjykatë me akuzën e shitjes së kanabisit në një vlerë prej 500 mijë paund. Tre të arrestuarit janë Leon Tosku 42 vjeç, Altion Qosla 44 vjeç dhe Erion Beqiraj 35 vjeç.

Mësohet se ata kanë vepruar në zonat e Inverclyde dhe West Dunbartonshire përpara se të arrestoheshin, ndërsa prokurorët kanë thënë se u janë gjetur 3 banesa në zona të ndryshme brenda të cilave kishin mbjellë hashash. Policia ka nisur tashmë një investigim pas arrestimit të tyre.