Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti tragjik i ndodhur të martën në mbrëmje rreth orës 22:30 në dalje të qyteti të Kavajës. Pas Gentjan Belbës 23 vjeç dhe Lumturie Demrozi 46 vjeçe, ka ndërruar jetë edhe i riu 23-vjeçar Vilson Cara i cili sot do të duhej të festonte ditëlindjen por që fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” me targa AA 615 VO për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti, çka ka sjellë vdekjen e tij si dhe të dy personave të tjerë.

Ndërkohë që vajza e viktimës Lumturie Demrozi  Xh.D. 21 vjeçe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i parë i policisë:

Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz (marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret, ku shtetasja L.D rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.