Dy shqiptarë me precedent të shumtë penalë janë arrestuar nga policia e Raguzës, Itali.

Dy shqiptarët Klodjan Stinga, 34 vjeç dhe Julian Osmani, 35 vjeç, ishin akuzuar në të kaluarën nga policia italiane për vepra penale në lidhje me drogën.

Madje edhe në momentin e arrestimit, njëri prej tyre iu gjet një dozë kokaine përveç veglave që sipas medieve italiane do të përdoreshin për të realizuar ndonjë vjedhje në zonë.

Për të dy shqiptarët gjykatat italiane kishin dhënë dënime me burg.

Kështu Klodjan Stinga, i njohur ndryshe edhe si Klodian Dedja, duhet të vuajë një dënim prej 3.8 vitesh dhe të paguajë një gjobë prej 35 mijë eurosh, ndërsa Julian Osmani ishte dënuar me 3 muaj burg, pasi kishte hyrë sërish në territorin italian, pasi ishte dëbuar nga autoritetet italiane.

Dy shqiptarët u arrestuan ditën e shtunë dhe janë dërguar në burgun e Raguzës.