Policia e Tepelenës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas të akuzuar për veprën penale të vjedhjes.

Forcat blu janë vënë në ndjekje të dy personave të tjerë të dyshuar si autorë të vjedhjeve të fundit të ndodhura në Tepelenë.

Në pranga ka rënë Andi Oruçi 18 vjeç, i dënuar më parë me kusht, për veprat penale "vjedhje" dhe "shitje të bimëve narkotike", dhe shtetasi Ledjo Bega.

Arrestimi i tyre është kryer gjatë një vëzhgimi intensiv të ndërmarrë nga policia e Tepelenës dhe tani të dy shtetasit do të gjykohen për rastet e vjedhjeve.