Policia e Durrësit, gjatë kontrolleve të ushtruara ka arrestuar dy të rinj që u kapën me kanabis dhe armë të ftohta.

Në pranga ranë:

• Leonard Tusha 32 vjeç, banues në Durrës;

• Darison Llukaj 19 vjeç, banues në Durrës.

Policia gjatë kontrollit në mjetin e Leonard Tusha gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit fizik, të shtetasit Darison Llukaj, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në ngarkim të shtetasit L.Tusha dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit D.Llukaj.