Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme në Mamurras. Bëhet fjalë për Arben Seferi dhe Astrit Seferi, të cilët akuzohen për plagosje të rëndë, ngjarje e ndodhur në vitin 2017, në një lokal në zonën e Laprakës.

Dy vëllezërit Seferi janë arrestuar nga Forcat Operacionale të Tiranës dhe gjatë operacionit ka pasur shkëmbim zjarri.

Arben dhe Astrit Seferi kanë qëlluar me armë zjarri drejt forcave të policisë, por pas disa mimnutash ata janë arrestuar. Bashkë me dy vëllezërir Seferi është arrestuar edhe Viktor Gjegji.

Dy vëllezërit Seferi akuzohen për plagosjen e ndodhur në vitin 2018. Pas një sherri në një lokal në këtë zonë, mbeti i plagosur Eljon Leka, me të cilin të arrestuarit kishin patur një konflikt. Por gjithashtu u plagosën edhe 3 klientë që ndodheshin në lokal.