Tre oficerë të Policisë Bashkiake janë prangosur me urdhër të Prokurorisë së Tiranës paraditen e sotme pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Mësohet se tre të arrestuarit janë shtetasit: Eduart Dafku, Hekuran Rrafmani dhe Nuredin Doçi.
Nga hetimet e organit të akuzës rezultoi se këta efektivë lejonin tregtarët ambulantë të zinin trotuaret, duke u marrë nga 500 Lekë çdo ditë.
Hetimet ndaj tyre mësohet se nisën pas kallëzimit të bërë nga vetë tregtarët.