Ka ndërruar jetë në spital Shpresa Baka, e cila u qëllua me armë mbrëmjen e së shtunës në Fushë-Krujë. Hallë e nip u qëlluan me armë zjarri para banesës së tyre në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, rreth orës 23.50. Dy të plagosurit janë identifikuar si Mariglen Haka, 27 vjeç dhe Shpresa Baka.

27-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe është vënë në kërkim të autorëve.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Informacion paraprak

Më datë 21.09.2019, rreth orës 23:50, jemi njoftuar se në fshatin Zezë, Krujë janë plagosur me armë zjarri shtetasit M.H., dhe Sh.B.,

Shtetësia Sh.B., ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi M.H., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.