Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Carinola të Italisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Bëhet fjalë për shtetasit Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç, ndërsa nuk mësohet ende mënyra sesi kanë arritur të largohen.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli përgjatë rrugë kryesore të rrethinës si dhe stacionet hekurudhore dhe ato të transportit publik, pasi dyshohet se Markaj dhe Gega mund të përdorin këto dy mjete transporti.

Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, në Carinola për marrjen e mallrave të vjedhura dhe rezistimin ndaj një zyrtari publik.

Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos pasi akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me tre të tjerë të arrestuar me të.