EMRAT/ Helmoi vjehrrën, arrestohet nusja dhe 3 persona të tjerë

13/03/2018 - 21:01

   Arrestohet Marjana Çmeta, e akuzuar se helmoi vjehrrën me fotoksinë në prill të vitit 2017.

Rreth një vit pas vdekjes së 48-vjeçares Lirije Lami, policia zbulon se ajo është helmuar nga nusja e djalit. Policia ka arrestuar nusen Marjana Cmeta dhe ka shoqëruar 4 persona të tjerë për “moskallëzim krimi”.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2017 në Kamëz dhe vdekja e 48-vjeçares Lami u raportua si vdekje natyrale. Por pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen, duke akuzuar nusen e djalit të viktimës se e ka helmuar me fotoksinë. Mes personave të shoqëruar janë bashkëshorti i autores së dyshuar dhe vjehrri.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës ka mundur të zbardhë një ngjarje të ndodhur më 30 Prill të 2017, ku mbeti e vrarë 48-vjeçarja Lirije Lami. Në operacionin e koduar “Heshtja e zgjatur”, në pranga përfunduan katër persona.

Nga Sektori i Hetimit te Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u finalizua me sukses operacioni “Heshtja e Zgjatur”, si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurimit personal “arrest ne burg” të lëshuara nga Gjykata për Krimet e Rënda për shtetasit:

1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 Prill 2017, në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja L.L, 48 vjeç, banuese në ish-Frutikulturë, Kamëz.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës.

Shtetasit e meposhtem:

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasditen e kësaj të mërkure një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën, ku një pronar bujtine në Theth, u ekzekutuan në automjetin e tij me br

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur me thikë një i ri.

Islam Myrtaj vrau tri ditë më parë më parë shtetasin Haxhi Baçinozi, pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë.

Vetëdorëzohet në polici, autori i vrasjes së 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi. Sipas policisë, "autori i dyshuar, shtetasi I.

Pasditen e sotme u vra biznesmeni Nard Polia, i njohur si ‘Nardi i Bujtinave’.

Policia e Shtetit ka arrestuar 10 persona në Vlorë. Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit ‘Petruna’.

Policia kufitare Delta Forcë dhe Drejtoria e qarkut Vlorë në një aksion të përbashkët kanë kapur rreth 300 kg kanabis në gjirin e quajtur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Grudë, në Shkodër, ku është vrarë me armë zjarri një person.

Nga Italia, ku ndodhet me punë, Dervis Arapi ka thyer heshtjen duke mohuar akuzat e Policisë se ka vrarë 26-vjeçarin Jurgen Kurti.

Një 75-vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Anëvjosë të Memaliajt gjatë ditës së sotme.