Në sajë të një operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë dy persona me 26 doza heroinë

Policia njofton se në pranga ranë shtetasit Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në Elbasan.

Në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve, shtetasit Marius Tabaku gjatë kontrollit i është gjetur një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë. Nga verifikimet në rrugë operative rezultoi se e kishte blerë nga shtetasi Redi Zeneli.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Redi Zeneli, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë, (gjithsej 26 doza), një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lëndës narkotike.