Policia e Shkodrës ka arrestuar 2 shtetas, pasi janë kapur në flagrancë me lëndë narkotike në mjetin e tyre.

Bëhet fjalë për shtetasit Arens Curri, banues në Shkodër dhe Zef Bokaj, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit në mjetin në të cilin udhëtonin, ju gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale e “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.