Specialistët për Hetimin e Krimeve kapën dhe ndaluan dy persona të shpallur në kërkim.

Ata janë Enea Hyseni, 19 vjeç dhe Fation Ahmetaj, 32 vjeç, të dy banues në Fier, dhe të akuzuar për vjedhje.

Ndalimi i Hysenit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Ndërsa ndalimi i Ahmetajs u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.