Një krim i rëndë u shënua mbrëmë që përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve nga Kruja.

Policia e Durrësit informon se Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta  janë plagosur më armë zjarri shtetasit Gramoz Bardhi, 34 vjeç, dhe Xhentil Bardhi, 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetë.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Krujë.

Autori i dyshuar i vrasjes u identifikua në kohë rekord. Sipas policisë, ai është Roland Pula, 32 vjeç nga Kruja.

Po sipas uniformave blu, vrasja dyshohet të ketë ndodhur për një konflikt të vjetër.

Dy Drone që filmojnë dhe në erresirë kontrolluan zonën dhe u gjet makina e autorit të dyshuar të vrasjes. Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz te Krujës.

Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea janë në ndjekje të autorit.