Gentjan e Klodiana Karazajmi janë dy viktimat e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në aksin Maqellarë- Peshkopi, ku një makinë u përplas me një motor.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi A.B është shoqëruar në Komisariatin e policisë.

“Në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortë që udhëtonin me motorçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.”,- njofton policia.