Dy shqiptarët e arrestuar me 42 kilogramë drogë marijuanë kanë dalë në gjyq, por kanë qëndruar të heshtur duke mos thënë asnjë fjalë.

Dy të rinjtë janë arrestuar mbrëmjen e 6 dhjetorit nga karabinierët e Pordenones në parkingun e një qendre tregtare.

Bëhet fjalë për Gramoz Ismailaj, 28-vjeç banues në Savona dhe e Arkid Sakiu, 28-vjeç, banues në Tagliamento.

Bashkë me ta janë ndaluar edhe tre italianë nga Brindisi, Pietro Buzzerio, 53-vjeç, Francesco Angelini, 39-vjeç e Domenico Spano, 43-vjeç.