EMRAT/ Kush janë shqiptarët e arrestuar për trafik droge

19/07/2019 - 13:59

Operacioni "Tuneli" i policisë italiane në Mesina çoi në pranga shqiptarë e italianë, pjesë e një grupi strukturor të trafikut të drogës. Sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj, policia po vazhdon aksionin ende në 3 vende, ku dyshohet se trafikantët fshihnin lëndën narkotike. 

Të arrestuar janë shtetasit Ajet Cepaj,  Ernard Hoxha, Rito Mecaj (shqiptarë), Francesco Delia, Francesko Di Giovanni, Santino Di Pietro, Antonino Ieni, Francesco Maggio, Salvatore Micari, Domenico Pappalardo, Cristian Restuccia, Andrea Caporlingua.

Tre nga shqiptarët e arrestuar nuk kishin vendbanim fiks. Emri i operacionit të policisë italiane ishte “Tuneli”, për shkak se droga ruhej në një ambient të tillë. Droga u kap në një tunel të vjetër hekurudhor në Bordonaro, pranë shtëpisë së Domenico Pappalardo, një nga të arrestuarit.

Në këtë vend janë kapur 40 kilogramë marijuanë. Agjentët janë ende të angazhuar për të vërejtur nëse 12 të arrestuarit këtë mëngjes për trafik droge kanë ende bashkëpunëtorë apo jo. Përpos marijuanës, në tunel u kap edhe sasi e madhe e kokainës.

Hetimet për këtë rast kanë filluar që në pranverën e vitit 2017, teksa në një burg flitej me kode dhe ndër të tjera thuhej “peshku është kapur”. Gjatë gjithë kësaj kohe, grupi u mbajt nën vëzhgim, derisa u konfiskuan 40 kilogramë marijuanë, drogë e llojeve të ndryshme dhe armë.

Hetimet kanë përfshirë edhe përgjimin ambiental dhe përgjimet e telefonave të të arrestuarve. Një rol me rëndësi në këtë organizatë kishte Santino Di Pietro, i cili rekrutonte shqiptarë në trafik droge.  Hetimet vazhdojnë për sekuestrim të pronave të vëna nga para kriminale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi është kapur duke transportuar 34 shtetas sirianë, për të kaluar ku

Arrestohet në Tiranë Anterio Kaloshi, shoku i autorit të masakrës së Lushnjes, Orgest Bilbili.

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Mësohet se viktima ishte roje në një pallat në ndërtim.

Një i ri nga Tirana ka përfunduar në pranga pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia e Vlorës ka ndaluar një 39-vjeçar të shpallur në kërkim dy ditë më parë pasi kanosi dy zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Bregdeti

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar një shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia që prej vitit 2003.

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Ishte dënuar për vjedhje dhe gjykata i kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por adoleshenti nga Durrësi, nuk ka hequr dorë nga

Aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Manzë, ku ka ndërruar jetë një 58-vjeçare që po kalonte rrugën në këmb