Zbardhen emrat e të arrestuarve që kanosën pronarin e një lokali në lagjen nr.13 në Durrës dhe i thyen xhamat e ambientit.

Bëhet fjalë për shtetasit Dhimitraq Gjetaj 40 vjeç dhe Klaudio Toska 28 vjeç, të dy banues në Kuçovë. Policia njoftoi më herët se 28-vjeçari Toska ka qenë dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kanosja”.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit e mësipërm kanë kanosur shtetasin D. Q.. Në lidhje me këtë ngjarje, janë proceduar penalisht për veprën penale “Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”, shtetasit A. I., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasit e arrestuar janë larguar së bashku me shtetasit A. I. dhe E. Rr., me mjetin e këtij të fundit, por janë kapur nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.